Video

Prishtina e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Llapit

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Prishtinës dhe Llapit, e vlefshme për javën e 13-të në Superligën e Kosovës.

45 minutat e parë i takuan prishtinasve, që shkuan në vazhdim me epërsi minimale në rezultat, shkruan Gazeta Express.

Jalen Blesa (27’) shënoi nga penalltia për rezultatin 1:0.

Kujtojmë se kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Takimi ka nisur në ora 19:00.