81:76

Prishtina e madhe, mposht hungarezet e Szolnoki Olanj në FIBA Europe Cup

KB Prishtina ka pritur sot në sallën Adem Jashari skuadrën hungareze të Szolnoki Olaj, të cilën e ka mposhtur me rezultat 81:76 në FIBA Europe Cup
Çereku i parë përfundoi i barabartë dhe pa fitues 18:18, ndërkaq në çerekun e dytë Prishtina ishte më e mirë për një pikë dhe e fitoi atë 22:21.

Pjesëloja e parë përfundoi në të mirë të Prishtinës, me rezultat 40:39.

Në çerekun e tretë hungarezët ishin më të mirë dhe e fituan atë me rezultat 19:21.

Çereku i fundit, që ishte edhe më vendimtari, ishte i tëri i KB Prishtinës që bën që skuadra kosovare të arkëton dy pikë dhe të jetë në vendin e paraë të grupit deri.

Këtë çerek KB Prishtina e fitoi me rezultat 22:16, kurse ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 81:76.

Prishtina nuk e ka nis mirë fazën e grupeve në FIBA Europe Cup, pasi që një javë më parë humbi nga S.oliver Wurzburg me rezultat 95:77.