Prishtina e gatshme për ndeshjen me Legian në Ligën e Kampionëve

Bardhekaltrit do ta nisin eksperienën e re të këtij sezoni në Basketboll Champions League, ku do të përballen me ekipin Legia Varshava në rrethin e parë. Bardhekaltrit janë të vendosur ta fitojnë duelin e parë nesër mbrëma.

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, nesër e fillon rrugëtimin në garat evropiane.

Bardhekaltrit të martën nga ora 20:00 do të ballafaqohen me Legia Varshavën në rrethin e parë në Basketball Champions League.

Kundërshtari është shumë i fortë, sidoqoftë, Prishtina nuk dorëzohet.

Trajneri Bujar Loci dhe Dardan Berisha kanë thënë se do ta japin maksimumin në këtë sfidë, edhe pse nuk do ta kenë lehtë.

Nëse skuadra e Prishtinës e kalon Legian e Varshavës, atëherë do të ballafaqohet me skuadrën ruse, Nizhny Novgorod.

Ndeshjet ndaj skuadrës ruse do të zhvilloheshin më 26 dhe 29 shtator.

Nëse Prishtina e kalon edhe këtë kundërshtar do të luajë në grupe.

Bardhekaltrit do të përfundonin në Grupin C.

Në këtë grup do të luajnë Riga, Peristeri, Gaziantep, Tenerife, Cez Nymburk, Bamberg dhe fituesi Benfica/Groningen/Mornar.

Pra, Benfica do të ndeshet me Groningen e më pas fituesi me Mornarin dhe fituesi kualifikohet ne Grupin C.

Në grupe do të jenë 32 skuadra, që janë ndarë në katër grupe me nga tetë ekipe, ku katër të parat kalojnë tutje.

loading…