Prishtina dhe Feronikeli vazhdojnë me fitore

Feronikeli dhe Prishtina kanë vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Drenasi mposhti Ballkanin me rezultat 1-0, ashtu siç fituan kryeqytetasit ndaj Drenicës.

Me këtë fitore Feronikeli mbetet në pozitën e parë me 32 pikë, dy më shumë se Prishtina në pozitën e dytë.

Flamurtari ka fituar trilerin e golave në ndeshjen kundër KEK-ut në Obiliq

Klubi nga kryeqyteti fitoi 4-3 në ndeshjen në të cilën fillimisht kaloi në epërsi KEK-u.

Pjesa e parë përfundoi 2 me 1 në të mirë të Flamurtarit ndërsa në fillim të pjesës së dytë “Elektricistët” barazuan rezultatin.

Kryeqytetasit realizuan edhe dy gola për 4-2 ndërsa krejt në fund KEK-u realizoi për rezultatin përfundimtar 3:4.

Flamurtari është në pozitën e pesë me 22 pikë, kurse KEK-u me këtë humbje fundoset në pozitën e fundit.