Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në kuadër të javës së tretë në Albi Mall Superligë.

Llapi para tifozëve të vet ka zhgënjyer duke u mposhtur nga Malisheva me rezultat 0:1, shkruan Ballkani.info.

Këtë humbje më të dhimbshme e bënë fakti që Malisheva e Bekim Isufit tërë pjesën e dytë e luajti më një futbollistë më pak.

Në anën tjetër Prishtina e ka mposhtur bindshëm Ferizajn në udhëtim me rezultat 1:3, duke dhënë sinjale se sivjet bardhekaltrit janë skuadër bukur shumë e organizuar. /Ballkani.info/