Prishtina
Prishtina bie në “Liman Gegaj”, pëson disfatë nga Malisheva
Malisheva ka shënuar fitore të madhe në kuadër të javës së 19-të në Superligë kundër Prishtinës.
Malisheva trimfoi pastër 2:0 ndaj kampionëve në fuqi të Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Mërgim Pefqeli ishte realizator i golit të parë për Malishevën 16 minuta pa përfunduar takimi.
Dilemën e epilogut përfundimtar e përmbylli Mustafa në minutën e dytë shtesë kur “dridhi” portën kryeqytetase më goditje të fortë nga afërsia.
Krejt çfarë bëri Prishtina në minutat në vazhdim është goli i Besnik Krasniqit nga penalltia në sekondat e fundit.
Malisheva është në vendin e shtatë me 22 pikë, kurse Prishtina ka 24 pikë dhe pozicionohet në vendin e pestë.