Superliga

Prishtina bën “ligjin” në derbi ndaj Dritës – triumfon edhe Feronikeli ’74 kundër Lirisë

Kanë përfunduar dy takimet e sotme, të vlefshme për javën e 15-të në elitën e futbollit kosovar.

Prishtina e ka fituar derbin e javës kundër Dritës me rezultat 1:0, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi Blesa ishte heroi i Prishtinës në këtë duel, i cili realizoi golin e vetëm në minutën e 72-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Prishtina ishte në një nuancë më e mirë në fushë sesa Drita, duke krijuar disa raste.

Bardhekaltrit me këtë fitore ngriten në pozitën e katërt me 21 pikë, ndërkohë Drita ngec me 25 pikë në pozitën e tretë, dhjetë më pak se Ballkani lider.

Feronikeli ’74 shënoi gjithashtu fitore 2:1 në ndeshjen kundër Lirisë, e zhvilluar në Gjilan.

Alban Shillova në minutën e 48-të dhe Topalaj në minutën e 62-të hapën llogarinë në këtë duel.

Fitoren “industrialistëve” ua siguroi Hajdari me golin në minutën e 87-të.

Feronikeli ’74 ka 15 pikë në pozitën e shtatë, teksa Liria është e fundit me 9 pikë.