Prishtina befason Ponte Prizrenin si mysafire

Prishtina ka ndalur serinë pozitive të Ponte Prizrenit, duke e mposhtur të shtunën në palestrën “Sezai Surroi” me rezultatin 74:66.

Në këtë ndeshje u lëndua basketbollisti Dvine Mylies, i cili luajti vetëm për 12 minuta.

Bardhekaltrit e filluan shumë mirë dhe fituan çerekun e parë 26:17, duke shfrytëzuar gabimet e vendasve.

Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, që u fitua nga vendasit 19:15, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 41:36 në të mirë të Prishtinës.

Bardhekaltrit nga Prishtina kishin epërsi deri në 10 pikë, 41:51, por me kalimin e minutave vendasit ngushtuan shifrat në 52:53, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 54:56.

Vendasit u munduan të rikthejnë rezultatin, por vetëm ngushtuan rezultatin në vetëm dy pikë 63:61, kurse më pas lojën e kontrolluan prishtinasit, që triumfuan në fund 66:74.

Te Ponte Prizreni u dalluan Urim Zenelaj me 16 pikë e 12 kërcime te Sigal Prishtina u dalluan Tevin Mack me 23 pikë e gjashtë kërcime, Seth Ladey me 14 pikë e nëntë kërcime dhe Meriton Ismaili me 15 pikë e nëntë kërcime.