Prishtina – Ballkani, derbi i javë 23 në Superligë

E mposhti Llapin 2-0 duke e ndërprerë serinë negative prej katër ndeshjeve rresht pa fitore.

Tash, për të vazhduar me seri pozitive ekipi i Prishtinës e ka goxha të vështirë pasi përballë do ta ketë kampionin në fuqi, Ballkanin i cili është lider aktual në tabelë.

Kjo ndeshje është derbi i javës 23 në Superligë dhe do të transmetohet të dielën direkt në Klankosova nga ora 13:00.

Ndeshja tjetër e së dielës zhvillohet në “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Aty, Trepça ’89 i bën konak ekipit të drejtuar nga Bylbyl Sokoli, Malishevës.

Duele fantastike ka edhe në ditën e shtunë.

Kryendeshja e kësaj dite do të zhvillohet në Gjilan ndërmjet Dritës dhe Llapit.

“Intelektualët” synojnë veç fitore për t’iu afruar sa më shumë Ballkanit me pikë, ndërsa “Legjendat” poashtu mision e kanë fitoren pasi tentojnë të inkuadrohen në gara evropiane.

Të shtunen luan edhe rivali i Dritës, Gjilani.

“Skifterat” udhëtojnë në Klinë për tu ballafaquar me Dukagjinin.

Kurse, ndeshja e fundit e kësaj jave ështu shumë interesant pasi mes vete do ti masin forcat dy ekipet që po luftojnë për mbijetesë, Drenica dhe Ferizaj. Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.