Prioriteti i Barcelonës, rinovimi i kontratës së Lionel Messit

Barca po mendon ta blindoje Leon, kontrata aktuale i skadon Messit në vitin 2021

Prioriteti i Barcelonës numër një këtë verë do të jetë që ta bindë Lionel Messin të ulet dhe të nënshkruajë rinovimin e kontratës, raporton AS.

Kapitenit do t’i skadojë kontrata në qershor të vitit 2021, edhe pse ka një klauzolë në kontratë që e lejon atë të largohet kur të dojë nga qershori i këtij viti.

Publikisht Messi gjithmonë ka thënë se është i lumtur në Barcelonë dhe tani presidenti, Josep Bartomeu, është i vendosur për t’i rihapur bisedimet.

Lojtari favorizon një marrëveshje nga viti në vit se sa kontratë të përjetshme siç nënshkroi Andres Iniesta dhe pastaj u largua.

Leo ka zhvilluar me Barcelonën 718 paraqitje, ka shënuar 627 gola dhe ka dhuruar 247 asiste.