Prindon Sadriu bleu “banim në varg” gjysmë milioni euro sivjet: Pasuria marramendëse e Zotëriut të Parë

Agjencia Kundër Korrupsion ka nisur me publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët publik. Natyrisht, në mesin e tyre është edhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, i cili mban pozitë edhe në Ambasadën e Kosovës në Maqedoni të Veriut. Sa është i pasur ai, dhe sa u pasurua gjatë vitit që lamë pas?

Në bazë të të dhënave në formular, Sadriu del të jetë mjaft i pasur.

Banesa, shtëpi, garazh, tok, veturë, para të gatshme – çka deklaroi ai?

Sadriu ka treguar se ka një banesë prej 67 metër katrorë, e cila ka vlerën prej 59 mijë e 760 euro.

Sadriu ka treguar se posedon edhe një garazh kolektive prej 14 metrave katrorë, e cila kushton 6 mijë euro. Ai ka edhe një shtëpi prej 150 metrash katrorë, e cila i kushton plot 180 mijë euro. Të gjitha këto, janë në pronësi të tij.

Ai ka deklaruar sek a një tokë që kushton 35 mijë euro, në pronësi të përbashkët. Në pronësi të përbashkët, Sadriu e ka edhe një “banim në varg” të blerë në vitin 2019, që i ka 244 metër katrorë, dhe që kushton hiç më pak se 170 mijë euro.

Sadriu, duket se gjatë vitit 2023 e ka blerë edhe një tjetër “banim në varg”, këtë herë 218 metër katrorë, dhe që bën gjysmë milionë euro, rreth 520 mijë euro.

Sadriu, duket se gjatë vitit 2023 e ka blerë edhe një tjetër “banim në varg”, këtë herë 218 metër katrorë, dhe që bën gjysmë milionë euro, rreth 520 mijë euro.

Pasuria e luajtshme

Në vitin që lamë pas, Sadriu duket se ka blerë edhe një veturë të tipit Mercedes Benz. E njëjta, i ka kushtuar 12 mijë euro.

Para të gatshme

18 dollarë në një bankë në Australi, 35 euro në një bankë në Kosovë, 93 cent në një bankë në Maqedoni të Veriut, dhe 294 euro në një bankë tjetër në Kosovë. Kjo është shuma që Sadriu i mban si para të gatshme.

Të hyra vjetore

36 mijë e 966 euro i ka deklaruar si të hyra vjetore nga paga neto në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Por Sadriu, merr para edhe nga qiraja në Australi, rreth 3 mije e 320 euro.

Ndërkohë, Aadriu ka treguar se presidentja Osmani ka marrë 33 mijë euro pagë vjetorë, dhe 7 mijë e 679 euro meditje për udhëtime zyrtare jashtë vendit.