Prindi kërkon t’i largojë fëmijët nga shkolla e cila gabimisht shfaqi një imazh të profetit Muhamed

Një shkollë fillore ka kërkuar falje pasi gabimisht ka treguar një fotografi të Profetit Muhamed në një mbledhje duke “i uruar ditëlindjen”.

Stafi i shkollës në South Yorkshire ka mbetur i habitur kur incidenti që ndodhi të premten nxiti revoltën e një prindi të zemëruar i cili u bëri thirrje prindërve myslimanë t’i largojnë fëmijët e tyre nga mësimet.

Ai nuk e ka pranuar kërkim faljen e shkollës dhe ka kërkuar që mësuesi i cili besohet se aksidentalisht e paraqiti fotografinë, të dorëhiqet, raporton Daily Mail.

Insistoi se nuk do të lejonte që fëmijët e tij të riktheheshin në atë shkollë, nëse nuk i plotësohet kërkesa. Që nga incidenti, ai është munduar të mbledhë edhe prindër të tjerë për të protestuar.

Ditëlindja e profetit Muhamed festohet më 18 dhe 19 tetor këtë vit dhe nuk është e qartë se pse mësuesi gabimisht ka menduar se muaji i shenjtë i Ramazanit është festim për ditëlindjen e tij.

Pavarësisht reagimit të prindit, të tjerët kanë qenë më të qetë dhe kanë dalë në mbrojtje të shkollës.