Princi britanik thotë se Europa s’është mësuar me luftë, kongresisti amerikan ia kujton krimet e Millosheviqit

Princi William ka qenë kryelajm në mediat botërore gjatë këtyre ditëve, pas një deklaratë që ka shkaktuar shumë reagime të ashpra.

Princi William ditë më parë deklaroi që është normale të shohësh luftë dhe gjakderdhje në Afrikë dhe Azi, por jo në Europë.

“Është shumë e huaj ta shohësh këtë në Evropë. Ne jemi të gjithë pranë jush,” tha ai.

Kjo deklaratë, siç duket e ka nervozuar edhe kongresmenin Ritchie Torres i cili i ka përmendur nipit të mbretëreshës Elizabeth II, se krimineli serb, Slobodan Millosheviq ka vrarë, dhunuar e larguar nga vendi mijëra qytetarë të Kosovës.

“Në vitet 1990, Sllobodan Millosheviq ka vrarë, dhunuar dhe masakruar me mijëra shqiptarë të Kosovës”, ka thënë ai në një shkrim në Twitter, si reagim ndaj deklaratës të Princit William.

Në fund, Torres ka shtuar se ndryshe nga një pjesë tjetër e botës, Europa nuk është e huaj me luftën dhe gjakderdhjen përgjatë këtyre viteve.

Vlen të përmendet se edhe kryeministri britanik, Boris Johnon vazhdimisht e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin, me kriminelin serb, Slobodan Millosheviq.

Ai ka përmendur se situata në Ukrainë, është e ngjashme me atë që kishte bërë Millosheviq në Kosovë.

Ditëve të fundit janë shtuar zërat se Putin është duke kryer krime lufte në Ukrainë dhe organizata të ndryshme në SHBA kanë bërë thirrje që të nis hetimi ndaj tij lidhur me këtë çështje.