Feronikeli sot zyrtarisht e ka prezantuar trajnerin e ri, malazezin, Dejan Vukiçeviq.

Vukiçeviq është prezantuar në njërin nga hotele e Prishtinës dhe më pas bashkë me drejtuesit e Feronikelit kanë bërë homazhi te varri i legjendës, Fadil Vokrri.

Për këtë ka shkruar edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, Ferronikeli bëhet me trajner të ri.

Përgëzime për trajnerin Dejan Vukiçeviq, i cili ka një karrierë të pasur si futbollist dhe trajner. Sporti i ka afruar njerëzit, popujt, shtetet dhe kombet, nuk i ndan.

E falënderoj ish trajnerin Zekirija Ramadanin, për krejt çfarë ka bërë që Ferronikeli të arrij deri këtu.

Mali i Zi, është krah vendit tonë, duke e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës si dhe përkrahëse e integrimeve në organizatat ndërkombëtare të vendit tonë.

Suksese Ferronikeli, urime Trajner, urime drejtor Naser Rama, urime tifozë e futbolldashës!

Pas promovimit të trajnerit të ri, vendosja e luleve pranë varrit të Fadil Vokrrit, është nderim për futbollistin dhe futbolldashësit në kohërat e vështira dhe të arriturat e futbollit të Republikës së Kosovës.

loading…