Lëvizja Fol

Prezantohet monitorimi i Planit të punës së Qeverisë, për një vit realizoi veç 36% të aktiviteteve të parapara

Lëvizja Fol ka publikuar sot të dhënat nga monitorimi i Planit Vjetor të Punës së Qeverisë, të publikuara në një konferencë për media.

Burbuqe Kastrati, menaxhere e Projektit, ka thënë se Qeveria ka realizuar vetëm 36 për qind të aktiviteteve të parapara për periudhën janar-dhjetor të vitit 2023.

“Qeveria e Kosovës nga 655 aktivitete të parapara të realizohen brenda periudhës janar-dhjetor 2023 ka arritur të realizoj vetëm 234 apo 36%, nuk i ka realizuar 151 apo 23 %, dhe nuk kanë kthyer përgjigje për 270 aktivitete apo 41 %.” – ka thënë ajo.

Po ashtu, ajo ka njoftuar se Zyra e Kryeministrit, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk janë përgjigjur fare në pyetësorin e dërguar nga kjo organizatë, e po ashtu, disa ministri kanë lënë pyetje pa përgjigje.

Veç kësaj, Lëvizja Fol ka publikuar të dhënat për secilën ministri, të cilat mund t’i gjeni në këtë LINK.

VIDEO BONUS: Zelensky takohet me Ramën në Tiranë para Samitit për Ukrainën