Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se sot është prezantuar Master Plani për Bjeshkët e Junikut në Konferencën e Investitorëve.

“Në Konferencën për Zhvillimin e Turizmit Lokal, u prezantua Master Plani për Bjeshkët e Junikut – një vizion për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës përmes turizmit malor, agroturizmit dhe sporteve në natyrë”, ka shkruar Shehu.

Sipas tij, pani, i hartuar nga kompania EPODE me mbështetjen e SWISSCONTACT dhe Ambasadës së Zvicrës (PPSE), synon të kthejë Junikun në një destinacion modern dhe tërheqës për investime, duke ruajtur vlerat natyrore dhe kulturore të rajonit. /Ballkani.info/