Futboll

Pret penallti dhe shënon gol në minutat shtesë, portieri çmend fansat në Francë

Portieri Antoni Beuve është kthyer në heroin e skuadrës së tij US Avranches, pjesë e divizionit të tretë të futbollit francez.

Teksa kundërshtarët udhëhiqnin me rezultatin 0-1, 35-vjeçari arriti të priste një penallti duke iu mohuar fitoren e sigurt.

Pritje që mbajti në lojë vendasit teksa më e bukura do të vinte pas pesë minutave.

Pas një goditje dënimi, gardiani Beuve shënoi me kokë duke i dhënë barazimit ekipit të tij.

VIDEO