Prestreshi: Ndaj ministrit Murati të veprojë prokuroria dhe AKI, pasi që ky i fundit zbuloj sekret shtetërorë

Ish-udhëheqësi i Autoritetit Kosovar të Konkurencës, Valon Prestreshi, me një postim në rrjetin social Facebook shkroi se inteligjenca dhe prokuroria e vendit duhet të aktivizohen, pasi që sipas tij ministri i Financave, Hekuran Murati, zbuloi një sekret shtetërorë.

Ai shkroi se institucionet e drejtësisë dhe sigurisë duhet të marrin masa pas deklarimit të ministrit rreth Fondit të Sigurisë.

“AKI dhe prokuroria duhet të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme kundër zbulimit të sekretit shtetëror!” shkroi ai.

Prestreshi tha se ministri Murati ra në kurthin e shefit të Grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

“Ministri Murati, sapo ra në grackë të Abeleart Tahirit, e rrjedhimisht, sa po shpalosi një sekret shtetëror, rreth fondit të FSK-së. Abelardi tha, jap dorëheqje nëse janë mbledhur mbi 2 milion. Hekurani tha, Jep dorëheqje, sepse janë mbledhë”, shkroi ai.

“Kjo informatë është zbulim i informacionit të klasifikuar”, shkroi ai.