Presidentja Osmani në mesin e 30 mijë kosovarëve që kaluan vikendin në Shqipëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në Shqipëri.

Zonja Osmani është ndalur në një restorant në Fishtë të Lezhës, ku ka shijuar gatimin tradicional të zonës dhe motin e ngrohtë që ka karakterizuar Shqipërinë ditëve të fundit.

Ndërkohë këtë fundjavë më shumë se 32 mijë qytetarë nga e gjithë Kosova kanë hyrë në Shqipëri.

Pavarësisht gjithë situatë së krijuar nga pandemia COVID-19, qytetarët e Kosovës nuk i pengoi asgjë për të udhëtuar drejt Shqipërisë, e disa prej tyre edhe drejt Malit të Zi.