Presidenti Trump pa prova se Covid-19 u krijua në laborator? Flet Shtëpia e Bardhë

Sekretarja e re e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany e përdori konferencën e saj të parë për shtyp për t’i bërë jehonë komenteve të presidentit Trump mbi rolin e Kinës në pandeminë e koronavirusit. Ajo u ndal në argumentin e Trampit duke siguruar se dëshmia e tij ishte i bazuar.

Presidenti Donald Trump, tha më herët se ka parë informacione që koronavirusi të ketë dalë nga një institut i virologjisë në Kinë.

Presidenti tha se ishte i sigurt se virusi e kishte origjinën nga Instituti i Virologjisë në Uhan të Kinës, përpara se të kritikonte përsëri përgjigjen e hershme të OBSH-së për shpërthimin.

Shumica e shkencëtarëve besojnë se virusi u shfaq në një treg të qytetit kinez, dhe është i lidhur me një kafshë që nuk është identifikuar ende.

Kjo ishte hera e parë që McEnany u përball me gazetarët në Shtëpinë së Bardhë, diçka që paraardhësja e saj në këtë post, Stephanie Grisham nuk e bëri asnjëherë gjatë një periudhe nëntëmujore si sekretare e shtypit.

Gjatë administratave të kaluara, një sekretar shtypi i Shtëpisë së Bardhë që mban një konferencë zyrtare vështirë se do të përbënte lajm, por është diçka e pazakontë për administratën aktuale, në të cilën Presidenti i fiksuar nga media e sheh veten si zëdhënësin, drejtorin e komunikimit dhe strategjistin më të mirë.