Presidenti

Presidenti Thaçi shpreh zhgënjimin e Kosovës për liberalizimin e vizave gjatë takimit në Bruksel

Presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Bruksel, ku është zhvilluar takimi mes liderëve të shteteve të Ballkanit perendimor dhe përfaqësuesve të BE-së.

Ndër të tjerash ai ka theksuar se e ka shfrytëzuar mundësinë që të paraqesë edhe zhgënjimin e shtetit të Kosovës për mos liberalizimin e vizave.

“Falënderoj Mogherinin për këtë takim dhe për mundësinë që i dha Ballkanit Perëndimor për nevojat dhe vizionin që e kemi për vitet e ardhshme. Vlerësoj se rajoni ka pasur suksesin solid. Theksova zhgënjimin e madh që Kosova ka pasur për liberalizmin e vizave”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Sipas Presidentit, Kosova e ka rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Kosova ka kryer obligimet e veta tash BE-së dhe shtete anëtare duhet të marrin vendimet në javët dhe muajt e ardhshme. Besoj se ky vendim do të merret në javët e ardhshme, do të merret shumë shpejt”, ka thënë presidenti pas”, ka thënë ai. /Ballkani.info/