Presidenti me akuza tepër të rënda: Kurti, Abazi e Sveçla hyn në dhomën e përgjimeve në Telekom, i ndalen kamerat

Presidenti Hashim Thaçi ka akuzuar sonte rëndë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, zëvendësin e tij, Haki Abazin dhe ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që fshehurazi kanë shkuar në dhomën e përgjimeve në Telekomin e Kosovës.

“Që të tre kanë shkuar në atë dhomë, në dhomën e përgjimeve në PTK (Telekomi i Kosovës) dhe i kanë ndalur kamerat. Kjo është shkelje e rëndë, është vepër penale. Askush nuk guxon të hyjë në atë dhomë pa vendim të prokurorit të shtetit”, ka thënë Thaçi në Dukagjin.

Sipas tij, organet e Drejtësisë tashmë janë të informuar për këtë akt të këtyre tre zyrtarëve të lartë të shtetit. /Ballkani.info/