Zhvendosja e palestinezëve nga Gaza nuk është qëndrim i Izraelit, tha të dielën presidenti i Izraelit Isaac Herzog.
Herzog u pyet nëse komentet e fundit të bëra nga disa anëtarë të kabinetit izraelit, të cilët dukej se sugjeronin një zhvendosje të detyruar të palestinezëve nga Gaza, pasqyrojnë qëndrimin zyrtar të qeverisë izraelite.
Ai tha se ky nuk është absolutisht qëndrim i qeverisë izraelite apo i parlamentit të Izraelit, por shtoi se “në një shoqëri ku liria e fjalës është baza e ADN-së sonë kombëtare, njerëzit mund të thonë çfarë të duan”.
Herzog foli gjithashtu për vendosmërinë e Izraelit “për të minuar aftësinë e Hamasit për të bërë terror në të gjithë botën dhe natyrisht, në Izrael”.
Ai tha se vendi i tij është plotësisht mirënjohës ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për qëndrimin e tij të palëkundur në mbështetje të Izraelit dhe se vizita e ardhshme e sekretarit të shtetit të SHBA-së, Antony Blinken është “një shprehje tjetër e ndikimit dhe rëndësisë së madhe që Shtetet e Bashkuara kanë për daljen nga ky konflikt”.







