Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se Irani nuk do të ndalojë programin e tij bërthamor apo të heqë dorë nga e drejta e tij për të zhvilluar teknologji bërthamore civile, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Në një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron, Pezeshkian tha se Irani ishte i gatshëm të jepte garanci për të krijuar besim në aktivitetet e tij bërthamore, por se programi bërthamor nuk mund të jetë objekt kërcënimesh apo lufte, transmeton Ballkani.info.

Sipas IRNA, Pezeshkian paralajmëroi gjithashtu Macron se përgjigja e Iranit ndaj sulmeve të vazhdueshme izraelite do të jetë “edhe më shkatërruese”.

Ai shtoi se Irani është “i gatshëm për dialog dhe bashkëpunim për të ndërtuar besimin në lidhje me aktivitetet bërthamore paqësore të vendit”. /Ballkani.info/