Presidenti i UEFA-s i dërgon mesazh Eriksenit

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin i dërgoi një mesazh mbështetje Christian Eriksen të Danimarkës, i cili po kalon teste mjekësore në një spital të Kopenhagës pasi u rrëzua pa ndjenja në ndeshjen Danimarkë – Finlandë në Kampionatin Evropian.

Ceferin i uroi Eriksenit shërim të shpejtë, teksa tha se futbolli është i bukru dhe Christian e luan atë bukur.

“Momente të tilla vendosin gjithçka në jetë në perspektivë. I uroj Christianit një shërim të plotë dhe të shpejtë dhe lutem që familja e tij të ketë forcë dhe besim. Në këto kohë, uniteti i familjes së futbollit është aq i fortë dhe ai dhe familja e tij mbajnë me vete urimet dhe lutjet e të gjithëve. Kam dëgjuar për tifozët e të dy ekipeve që këndojnë emrin e tij. Futbolli është i bukur dhe Christian e luan atë bukur” – tha presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Kujtojmë se dje gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë në Euro 2020, Christian Eriksen u rrëzua në fushë pa ndjenja, teksa raportohet se pësoi sulm në zemër.

Stafi mjekësor ia doli ta rikthente në jetë danezin, i cili më pas u përcoll menjëherë për në spital, ku gjendja iu stabilizua.