Presidenti i Serie A infektohet me koronavirus

Liga e futbollit italian, Serie A, ka njoftuar se Presidenti i saj, Paolo Dal Pino, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas njoftimit, Dal Pino është asimptomatik dhe është izoluar në shtëpi. Ai do t’i ndjek procedurat e përcaktuara nga protokolli shëndetësor.