Presidenti i ri i Juventusit, Gianluca Ferrero do të tentojë të rregullojë bilancet e klubit

Gianluca Ferrero është emërua zyrtarisht si presidenti i ri i gjigantit italian të futbollit Juventus, pasi Andrea Agnelli dha dorëheqjen në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

I gjithë Bordi i Drejtorëve të Juventusit, duke përfshirë presidentin Andrea Agnelli dhe nënpresidentin Pavel Nedved, dhanë dorëheqjen në atë kohë për shkak të akuzave për kontabilitet mashtrues.

Në asamblenë e përgjithshme të sotme, aksionarët zgjodhën Bordin e ri të Drejtorëve në detyrë deri në vitin 2025, i cili më pas emëroi Ferreron si president dhe Maurizio Scanavino si CEO.

Konkretisht, klubi ka shënuar humbje prej më shumë se 200 milionë euro, dhe është në shënjestër të drejtësisë italiane për shkak të parregullsive të mundshme financiare dhe kontabilitetit të rremë.

Juventus aktualisht është në vendin e tretë në Serie A me 37 pikë, pra 10 më pak se Napoli kryesues.