Presidenti i Real Madridit: Duhet ta rikthejmë urinë për të fituar trofe

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, u ka bërë thirrje lojtarëve të klubit mbretëror që ta kthejnë urinë e dikurshme për të fituar trofe, pas një periudhe prej 12 muajve pa fituar tituj.

Para se Zinedine Zidane të largohej më 2018, Real Madridi i fitoi tre tituj radhazi në Ligën e Kampionëve.

Nga momenti i largimit të francezit, Perez i ndërroi dy trajner brenda një sezoni dhe më pas e riktheu Zidanin në fund të sezonit.

Perez beson se mungesa e intensitetit dhe urisë për të fituar i ka kushtuar klubit me mungesë të trofeve.

“Nuk ishte sezoni që deshëm ne”, tha Perez.

“Duhet ta kuptojmë se kjo ndodhi për shkak se ne fituam gjithçka, por është e vërtetë se na ka munguar intensiteti që nevojitej për ta ruajtur nivelin tonë, shtoi ai.

“Nuk kam dyshim se do ta ndryshojmë këtë. Duhet t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe sfida jonë është të vazhdojmë të fitojmë në një situatë të komplikuar dhe shumë garuese. Duhet ta rikthejmë urinë për të fituar”, theksoi ai.

loading…