Cikloni Idai mund të ketë vrarë më shumë se 1.000 persona në Mozambik, tha Presidenti Filipe Myusi në një prononcim në radion kombëtare.

“Zyrtarisht kemi të dhëna për më shumë se 84 të vdekur por gjithçka na jep të mësojmë se kemi diku më shumë se 1.000 të vdekur” tha presidenti Nyusi, duke shtuar se “100.000 persona janë në rrezik”.

Nyusi foli pas kishte bërë një fluturim në zonat e prekura për të vëzhguar, dhe përpjekje për të shpëtuar sa më shumë njerëz.

Ai e përshkroi situatën “katastrofë e vërtetë humanitare në masa të mëdha”.

Ujërat nga lumi Pungue dhe Buzi dolën nga shtrati, duke përmbytur shumë fshatra, izoluar komunitete, dhe ne gjatë fluturimit mund të shihnim trupa që qëndronin në ujë,” tha Presidenti.

Cikloni Idai erdhi drejtë tokës, afër zonës së Beira, rreth mesnatës të së Enjtes, dhe lëvizi drejt shteteve fqinje: Zimbabve dhe një pjesë të Malait.

Sipas vlerësimeve të fundit në Zimbabve, Malai dhe Mozambik, thuhet se më shumë se 150 persona kanë vdekur në këto tre vende, deklaruan zyrtarë nga Kryqi i Kuq këtë të Hënë.

Por organizatat humanitare paralajmëruan se vdekja mund të marrë shumë jetë.

Cikloni ka shkaktuar dëme “masive dhe të tmerrshme” në Beira, një qytet bregdetar në pjesën qendrore të Mozambikut, i cili është ndarë nga pjesa tjetër e vendit.

Gati çdo gjë është shkatërruar. Linjat e komunikimit janë ndërprerë të gjitha, rrugët janë shkatërruar. Në disa komunitete të cilat janë prekur nga tragjedia, nuk mund të kemi çasje” tha Jamie LeSueur, i cili është udhëheqës i Kryqit të Kuq në Mozambik, raporton CNN,