Kthimi i Jose Mourinhos në La Liga do të ishte spektakël, sipas presidentit të ligës elitare spanjolle, Javier Tebas.
Tebas ka këmbëngulur se kthimi i ish-trajnerit të Real Madridit do të mirëpritej në futbollin spanjoll, pasi portugezi u shkarkua nga Manchester Unitedi muajin e kaluar.
Mourinho i dha fund dominimit trevjeçar të Barcelonës në La Liga nën drejtimin e Pep Guardiolës, duke e udhëhequr Real Madridin drejt titullit në sezonin 2011-12, dhe për ketë mbahet në mend me dashuri në Bernabeu.
Raportohet se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e dëshiron kthimin e Mourinhos në klub, megjithëse e ka emëruar Santiago Solarin në stol deri në vitin 2021.
“Për La Ligën nuk do të ishte gjë e keqe”, tha Tebas për radion katalonase RAC1, kur u pyet për kthimin e mundshëm të Mourinhos në Spanjë.
“Ai është trajner fantastik, i cili ka shumë cilësi dhe do të ishte spektakël i madh, do të ishte fantastike sikur ai të kthehej, por kush e di se në cilin klub”, shtoi ai







