Klubit francez Toulouse nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e Barcelonës gjatë kryerjes së blerjes së lojtarit të tij Jean-Clair Todibo.
Dje, Barca konfirmoi se e ka blerë mbrojtësin adoleshent të Toulouse, Todibo, pas një marrëveshjeje për parakontratë, në bazë të të cilës lojtari do t’i bashkohet katalonasve në verë
Megjithatë, presidenti i Toulouse, Olivier Sadran beson se Barcelona dhe vetë lojtari u sollën keq në këtë situatë.
“Lojtari është këshilluar keq, por as Barcelona nuk u soll më mirë”, tha Sadran në një intervistë për L’Equipe.
Në fakt, presidenti i Toulouse pohoi se e kishte kuptuar përmes mediave që Todibo dhe Barcelona kishin arritur marrëveshje, duke qenë se kontrata e tij me klubin mbaron në qershor të këtij viti.
“Ata u sollën me arrogancë gjatë marrëveshjes dhe një sjellje e tillë nuk është aspak e mirë kur vjen nga një klub i madh, edhe pse ligjërisht ata kanë pasur të drejtë ta bëjnë këtë”, shtoi ai.







