Presidenti i Gjermanisë planifikoi të vizitonte Kievin, Zelensky refuzoi të takohej me të

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier planifikoi të vizitonte Kievin, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzoi ta takonte, raportoi gazeta gjermane Bild, duke cituar burime në qeverinë ukrainase.

Bujë e madhe u bë sot në Gjermani pas lajmit për një vizitë të planifikuar të Presidentit Federal Frank-Walter Steinmeier në Ukrainë.

Sipas informacioneve të BILD nga qarqet e qeverisë ukrainase, Steinmeier po planifikon një vizitë në vendin në luftë, mirëpo presidenti Zelensky ka refuzuar të takohet me të.

Presidenti gjerman njihej për raportet e mira që kishte me Putinin, duke besuar se Perëndimi duhet t’i përmirësonte raportet me Rusinë.

Për këto deklarata, Steinmeier ka kërkuar falje ditë më parë, duke pranuar se e kishte gabim, mirëpo duket se një gjë e tillë s’është harruar nga Volodymyr Zelensky.