Enrico Preziosi

Presidenti i Genoas e pranon se do ta shes Piatekun

Krzysztof Piatek është bërë temë kryesore në Europë pas startit fantastik në Serie A.

Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi është i vetëdijshëm se do t’i duhet ta shes Piatekun, duke konfirmuar se ka pranuar shumë oferta për sulmuesin polak nga klubet më të mëdha të Europës.

“Piatek nuk ka klauzolë largimi, unë nuk përdori asnjëherë gjëra të tilla. Negociatat me mua janë të thjeshta, nëse një klub e dëshiron një futbollist timin atëhere ulemi dhe bisedojmë. Sigurisht që një ditë do të shitet për shkak se është një super lojtar, të cilit do t’i dhjetëfishohej paga, do të përfitonte lojtari por edhe ne”, u shpreh Preziosi.

Piatek i ardhur këtë verë nga Cracovia u bë futbollisti i parë që arrin të shënojë në 7 ndeshje radhazi në Serie A, që nga Gabriel Batistuta në vitin 1994.