Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino u ka kërkuar organeve drejtuese të futbollit të jenë të qetë kur marrin vendime për menaxhimin e shpërthimit të koronavirusit.

Ndeshjet në të gjithë Evropën janë goditur, veçanërisht në Itali, për shkak të virusit, por Infantino thotë se nuk ka asnjë pikë për panik.

“Disa prej jush janë dashur të marrin vendime të rëndësishme në këtë drejtim”, tha Infantino në Kongresin e UEFA-s në Amsterdam.

“Organizatorët e kompeticioneve duhet ta studiojnë atë natyrisht dhe duhet të marrë vendime”.

“Është e rëndësishme të merren parasysh të gjitha informacionet nga autoritetet, por është gjithashtu e rëndësishme të mos bësh panik”.

“Ata që duhet të marrin vendime, siç ndodhi në Zvicër, do të marrin vendime dhe pastaj do të jenë në gjendje të ecin përpara”.

“Dikush më tha që futbolli mund të jetë një antidot për koronavirusin. Unë nuk do të shkoja aq larg, por nganjëherë futbolli është një antidot për shumë sëmundje të tjera si diskriminimi dhe racizmi, dhe kjo është një luftë që duhet të luftojmë të gjithë së bashku”, përfundoi ai.