Presidenti i FIFA-s e uron Feronikelin për titullin e kampionit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka dërguar një telegram presidentit të FFK-së, Agim Ademi nëpërmjet të cilit e ka uruar Feronikelin për titullin e kampionit në IPKO Superligën e Kosovës.

Telegrami i presidentit Infantino në letrën dërguar Ademit, ai i uron lojtarët dhe stafin e klubit nga Drenasi.

I nderuari president

Isha i lumtur të dëgjoja se KF ‘Feronikeli’ u kurorëzua si kampion i Kosovës për edicionin 2018/19. Kjo më jep kënaqësi për t’i përgëzuar ata për titullin e tyre të tretë në ligë!

Kjo, pa dyshim, është rezultat i angazhimit dhe punës së madhe, andaj të gjithë të përfshirët mund të jenë krenarë për këtë arritje të madhe. Unë do t’u jem mirënjohës nëse mund t’i përcillni urimet e mia për lojtarët, trajnerët, administratën dhe gjithë stafin teknik dhe mjekësor, si dhe për tifozët. Unë inkurajoj ata për të vazhduar punën me vendosmëri dhe motivim!

Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, shfrytëzoj rastin të falënderoj KF ‘Feronikeli’ dhe Federatën tuaj që ka ndihmuar në përhapjen e mesazhit pozitiv të futbollit dhe për nxitje të zhvillimit të kësaj loje të bukur e cila na bashkon të gjithëve.

Pres që t’ju takoj së shpejti në Paris me rastin e Kongresit të 69-të të FIFA-s.

Me respekt, Gianni Infantino