Presidenti i FFK-së uron Fitër Bajramin

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka përcjellur urimet e tij për të gjithë besimtarët mysliman me rastin e Fitër Bajramit, teksa ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e futbollit në Kosovë.

Mesazhi i plotë i Ademit:

Miq e bashkëkombës të besimit islam kudo që ndodheni, kam kënaqësinë që sot t’ua përcjellë urimet më të përzemërta për festën e Fitër Bajramit.

Në këtë ditë feste, e cila forcon vlerat e besimit tek Krijuesi ynë, i lutem Zotit t’ua pranojë agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit. Le të reflektojmë mbi sakrificën dhe mëshirën e këtij muaji dhe të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një vend të ndritur dhe perspektivë për gjeneratat e reja. Uroj që të mbajmë gjallë ndjenjën e humanitetit dhe solidaritetit ndaj njëri-tjetrit edhe në muajt në vazhdim, teksa shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e futbollit në Kosovë.

Urime Fitër Bajrami, paqja, shëndeti, begatia dhe harmonia qofshin mbi Ju dhe Familjet tuaja!

Me respekt, A.A.