Presidenti i FFK-së, Agim Ademi shtroi darkë për delegacionin e Qipros

Në prag të ndeshjes së nesërme, Kosova – Qipro, presidenti Agim Ademi sipas traditës ka shtruar darkë për delegacionin e Federatës së Futbollit të Qipros dhe delegatin e UEFA-s. Kreu i FFK-së i uroi mirëseardhje mikut të tij Giorgos Koumas dhe delegacionit qipriot, teksa vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy federatave.

Në anën tjetër kreu i futbollit qipriot e vlerësoi presidentin Ademi si mikpritës të madh dhe udhëheqës që ka bërë punë të madhe në progresin e futbollit kosovar në vitet e fundit. Ademi e Koumas uruan për një lojë fer dhe të pëlqyeshme, teksa në fund shkëmbyen edhe dhurata.