Presidenti frikacak i Afganistanit mori me vete 169 milionë dollarë kesh në valixhe

Presidenti afgan Ashraf Ghani është “mirëpritur” në Emiratet e Bashkuara Arabe në “baza humanitare”, konfirmoi të mërkurën qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të Dielën, Ghani u largua nga Kabuli pa njoftim, ndërsa talebanët rrethuan kryeqytetin e Afganistanit, shkruan CNBC. Ai mori me vete 169 milionë dollarë para, raporton gazetari i BBC Kawoon Khamoosh.

Ghani pohoi se ai u largua nga vendi për të parandaluar “një përmbytje gjaku”, raporton CNBC. Ai më vonë mbrojti vendimin e tij në një postim në mediat sociale, duke shkruar: “Nëse do të kisha qëndruar, një numër i madh i bashkatdhetarëve të mi do të martirizoheshin dhe Kabuli do të përballej me shkatërrimin.