Presidenti i FFK-së, Agim Ademi të martën ka pritur në takim KFOR-it italian.

Kreu i futbollit tonë përmes rrjeteve sociale, ka thënë se me KFOR-it italian FFK gjithnjë ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer.

Sot prita në takim ekipin e ri të KFOR-it italian, me të cilët gjithmonë kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer.

“Guidace Domenico, Naimo Benedetto dhe Paolino Alessandro, udhëheqës të kontingjentit të ri të KFOR-it italian iu urova mirëseardhje dhe së bashku rikonfirmuam vazhdimin e projekteve të përbashkëta. Në kuadër të mandatit të KFOR-it, kontingjenti italian është përgjegjës për inxhinierinë dhe në këtë drejtim ka kontribuar ndjeshëm në të gjitha kampet e Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.