Preshevarët mund të zgjedhin online se cilin lloj të vaksinës duan kundër COVID-19, kosovarët “sytë nga qielli”!

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, ka thënë se qytetarët e kësaj komune mund të zgjedhin se cilën vaksinë duan ta marrin.

Madje, këtë mund ta bëjnë duke aplikuar online nga shtëpia.

“Presheva është ndër vendet e pakëta në botë që momentalisht ka mundësi që qytetarët të zgjedhin online llojin e vaksinave antiCovid!”, ka shkruar ai.

Serbia ka aprovuar vaksinat si Pfizer, AstraZeneca, Sinofarm dhe GamaCov. (Sputnik V).