Premtimi që Munishi ia bëri djalit të tij, Diegos

Dashuria e madhe për futbollin i shtyen shumë tifozë që t’i pagëzojnë fëmijët e tyre shumëherë me emra të yjeve dhe ekipeve që ata favorizojnë.

Njëri nga ta është edhe ish-futbollisti dhe tani trajneri i skudres Gjilani, Ismet Munishi. Dashurinë që ka për lexhendën e futbolllit, Maradona e tregon edhe vet emri i djalit të tij, Diego, shkruan ATV live.

Duke u rritur nën frymën e futbollit, Diego Munishi përveq emrit që bart ai tashmë ka mësuar më shumë rreth personalitetit të lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave.