Shkodran Mustafi

Prej verës pa ekip, futbollisti shqiptar pranë rikthimit në Serie A

Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi mund të rikthehet në Serie A. Mbrojtësin i cili fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në 2014-ën, e kërkon Salernitana.

Skuadra e Pippo Inzaghit renditet në vendin e fundit në Serie A dhe po garon për të qëndruar mes më të mirëve të futbollit italian.

31 vjeçari që prej verës së kaluar është pa skuadër, pasi i dha fund aventurës spanjolle me Levanten.