Prej tre javësh i prekur nga Covid-19, vdes biznesmeni i njohur

Koronavirusi i ka marrë jetën biznesmenit Edi Kapedani.

Ky i fundit është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare, tre javë pasi ishte prekur nga Covid-19.

Mësohet se gjendja e tij ishte përkeqësuar gjatë ditëve të fundit, dhe me gjithë përpjekjen e mjekëve nuk ia doli ta fitojë betejën me virusin.

I ndjeri ishte një biznesmen i njohur në Elbasan, në sektorin e ndërtimeve, më së shumti në atë të hidrocentraleve.

Image