Koronavirusi

Prej katër infeksioneve të reja me COVID-19 në Prizren, dy prej tyre nuk iu dihet burimi infeksionit

Në Prizren edhe sonte janë paraqitur raste të reja me coronavirus.

IKSHPK ka njoftuar se nga kjo komunë edhe katër persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren Visar Shehu thotë se nga katër rastet e reja, dy janë raste kontakti ndërsa dy rasteve tjera nuk iu dihet burimi infeksionit.

“Rasteve që nuk iu dihet burimi i infeksioneve paraqesin më shumë shqetësim pasi ato raste mund të ndihmojnë në përhapjen e pandemisë më tepër”, tha ai.

Shehu thotë se rastet aktive me coronavirus në Komunën e Prizrenit janë në izolim.

“Me katër rastet e ditës së sotme, numri i rasteve aktive shkon në 52”.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me coronavirus në Prizren ka shkuar në 140 ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.