Givanildo Vieira de Sousa, normalisht askush nuk e njeh me këtë emër, sepse ai njihet thjesht me emrin Hulk, për shkak të fizikut të tij.
Që prej vitit 2016 sulmuesi i njohur brazilian po vijon karrierën e tij në Kinë, te skuadra e Shanghai SIPG.
Kampionati në Kinë ka filluar dhe në javën e katërt braziliani ka shënuar golin e tij të parë për këtë sezon në humbjen 3-2 ndaj Chongging Lifan.
Hulk nxori nga repertori i tij një “perlë”, por nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi topi u ‘zhduk’ nga shpejtësia e jashtëzakonshme.
https://video.syri.net/upload/videos/2019/04/GHGU65AGKJP51PHDeg43_06_c378aa8e88c638fdc49cc296470e1bdc_video_240p_converted.mp4







