Prapraskenat e kalimit të deputetes Adelina Grainca nga PDK-ja në Vetëvendosje

Përveç një vote më shumë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur sot t’ia marrë një deputete Partisë Demokratike të Kosovës. Adelina Grainca prej sot është deputete e LVV-së. Ajo sot gjithashtu ka marrë pjesë në të trija raundet e vorimit për zgjedhjen e Presidentit

Express merr vesh nga burime të sigurta se kryeminstri dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka negociuar me xhaxhain e saj, një biznesmen nga Ferizaj.

Express më herët gjatë ditës ka kontaktuar me biznesmenin Lulzim Grainca, i cili ka mohuar të ketë negociuar me dikënd në LVV lidhur me votën e mbesës së tij deputete.

Edhe vetë deputetja Adelina Grainca ka mohuar se i kanë kërkuar të marrë pjesë në procesin e votimit për President.

Por në fillim të seancës së sotme për zgjedhjen e Presidentit, kryeministri Albin Kurti është futur në sallën kryesore të Kuvendit së bashku me të.