Potera përmend “hajninë” dhe “Komunën”, një muaj pasi u largua nga qeverisja në Podujevë

Ajet Potera, zyrtar i Vetëvendosjes nga Podujeva, ka thënë sot se “me hajni, askush s’është ba shtëpi”, në një shkrim të publikuar në Facebook.

Ai, përmes një thënie të huazuar përmend “hajninë” e “komunën”.

“Me hajni askush s’është ba shtëpi! -Dokrra!-shkoni pyetni një herë në Komunë!”, ka cituar Potera një shprehje të huazuar.

Potera ishte pjesë e kabinetit të Shpejtim Bulliqit në Komunën e Podujevës, deri pak ditë më parë kur dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të Inspektoratit.