Policia e Kosovës

Postoi fotografi në Facebook duke gjuajtur me armë, ja çfarë i bëri Policia e Kosovës

Një person në fshatin Baicë të Lipjanit ia ka parë sherrin postimit të një fotografie në rrjetin social Facebook.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme në fshatin Baicë të Lipjanit ka arrestuar një person.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që kishte postuar një foto në rrjetin social Facebook duke shtënë me armë zjarri të tipit AK-47.

Pas intervistimit, i dyshuari ka pohuar se armën e lartcekur e ka shitur dhe nuk ka njohuri për identitetin dhe adresën e personit që e ka blerë, shkruan më tutje lajmi.net.

Policia me urdhër të prokurorit ka bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo nuk e ka gjetur armën e lartcekur, por ka gjetur dhe ka konfiskuar një pushkë M-48 me 23 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.