Euro 2024

Portugalia vuan por në fund feston

Portugalia ka marrë një fitore me shumë vuajtje përballë Çekisë, dhe atë në minutat shtesë të ndeshjes.

Portugezët shënuan fitore me rezultat 2:1 me golin e shënuar nga Conceicao në minutën e 90+2.

Çekët janë mbrojtur gjashtë gjithë kohës madje kanë mundur edhe të fitojnë kur shënuan të parët për 1:0 por Portugalia u rikthye dhe me meritë arriti të marrë pikë të plota.

Të kujtojmë se në këtë grup luajnë edhe Turqia e Gjeorgjia. /Ballkani.info