Portugalia regjistron fitoren e tretë radhazi

Kombëtarja e Portugalisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Roberto Martinez triumfuan sonte ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë në Grupin J, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Estadio da Luz” përfundoi me rezultatin 3:0.
Bernardo Silva (44’) dhe Bruno Fernandes (77’, 90+3’) shënuan për fitoren e portugezëve.

Portugalia pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe prin në grup, me dy pikë më shumë se Sllovakia.

Bosnjë-Hercegovina është e katërta me tri pikë.